LAJME

Sherife Balaj: Komuna ndau 23 mijë euro për web faqen e një drejtorie

Sherife Balaj: Komuna ndau 23 mijë euro për web faqen e një drejtorie
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Dhjetor 2020, 06:49

Kuvendarja e PDK-së në komunën e Prizrenit, Sherife Balaj ka akuzuar drejtuesit komunalë të Prizrenit për ndarjen e 23 mijë eurove për krijimin e web faqes për Drejtorinë e Turizmit.

Ajo ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke thënë se është e panevojshme një faqe e tillë kur komuna e ka faqen zyrtare që i mbulon të gjitha drejtoritë

“23 mijë Euro 💶, për mirëmbajtje të web faqes së një drejtorie komunale në Prizren. Nuk e di a ekziston ajo web faqe, sepse web faqja e Komunës i mbulon të gjitha drejtoritë dhe zyret komunale”, ka shkruar Balaj.
Ajo është një nga kuvendaret më aktive në Prizren dhe jo rrallë herë ka qenë kritike në drejtim të pushtetit të Vetëvendosjes në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika