Home LAJME Shërbimi i Kardiologjisë intervente në Spitalin e Prizrenit, që nga hapja deri më tani janë trajtuar 46 pacientë

Shërbimi i Kardiologjisë intervente në Spitalin e Prizrenit, që nga hapja deri më tani janë trajtuar 46 pacientë

0
Shërbimi i Kardiologjisë intervente në Spitalin e Prizrenit, që nga hapja deri më tani janë trajtuar 46 pacientë

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, konkretisht në Shërbimin e Kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit nga data 14 qershor kur dhe është bërë hapja deri më tani, janë trajtuar 46 pacientë.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren në rrjetin social Facebook, ku theksohet se që nga data e hapjes janë kryer shërbime si 34 koronografi, 12 stendime, prej tyre 5 raste akute, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë kryer 4 raste elective dhe në trajtim është një rast akut.

Kurse, gjatë ditës së djeshme stafi menaxherial Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Hasan Arzoallxhiu, drejtorin e Infermierisë, Fevzi Xhemali, dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Sami Ahmetaj, kanë vizituar Shërbimin e kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit për të parë nga afër shërbimet dhe pacientët e hospitalizuar.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz duke buzëqeshur dhe spital
Mund të jetë një imazh i 7 persona, spital dhe teksti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here