LAJME

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermiereve
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2021, 07:44

Këtë të mërkurë shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me datëlindjen e Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

Nightingale u bë e njohur gjatë luftës së Krimesë, teksa trajtonte ushtarët që vdisnin më shumë nga infeksionet sesa nga plagët e fushëbetejës.

Ajo u bë e njohur si “Zonja me Llambë”, pasi punonte gjatë të gjithë natës. Nightingale përdori përvojën në Krime për të përmirësuar kushtet shëndetësore në Britani. Emri i Nightingale (12 maj 1820-13 gusht 1910) është shënuar në shumë spitale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika