LAJME

Shënohet 80-vjetori i çlirimit të kampit nazist Aushvic, Osmani merr pjesë krahas liderëve botërorë

Shënohet 80-vjetori i çlirimit të kampit nazist Aushvic, Osmani merr pjesë krahas liderëve botërorë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2025, 20:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Polonisë për të marrë pjesë, krahas liderëve botërorë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi Aushvic, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

“Aushvic është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar përsëritjen e tmerreve të tilla.”, shkruan tutje në njoftimin e Presidencës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika