Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ku janë shenjtëruar tre (3) raste të reja me tridhjetë (30) persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë (7) persona, prej tyre katër (4) gjenden në paraburgim dhe tre (3) në masën e arrestit shtëpiak për veprën penale “Hyrje ne sistemet kompjuterike”, nga neni 327 i KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 23 dhe “Shpëlarje e parave”, nga neni 302 i KPRK-së dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së. Në këtë rast janë konfiskuar 257.540,00 euro, shtatë (7) vetura, nëntë (9) telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një (1) armë e gjatë dhe një (1) pistoletë.





