SHËNDETËSI

Shenjat paralajmëruese në trupin tuaj që tregojnë për ‘kolesterolin e tepërt’

Shenjat paralajmëruese në trupin tuaj që tregojnë për ‘kolesterolin e tepërt’
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Maj 2022, 11:05

Ndërsa jo i gjithë kolesteroli është i keq për trupin tuaj, lloji i njohur si LDL mund t’ju vendosë në një rrezik më të madh për probleme të mëtejshme shëndetësore.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani nivelet tuaja në kontroll. Monika Wassermann, e cila është drejtoreshë mjekësore në Olio Lusso, ndau shenjat që mund të ndihmojnë në zbulimin e saj.

Wassermann tha: “Në përgjithësi, nivelet e larta të kolesterolit nuk kanë shenja apo simptoma specifike. Një test gjaku kërkohet për të identifikuar nivelet e larta të kolesterolit”.
Për shkak të mungesës së simptomave, problemi shëndetësor shpesh quhet i heshtur. Për fat të mirë, eksperti renditi shenjat paralajmëruese që mund të ndihmojnë në identifikimin e “kolesterolit të tepërt” në trupin tuaj.ujdesshëm pasi ato mund të tregojnë sasi të tepërt të kolesterolit në trup”.

Një shenjë treguese mund të shfaqet në këmbë duke u paraqitur si mpirje. Kjo sinjalizon që formimi i pllakave është zhvilluar në arteriet tuaja dhe enët e tjera të gjakut.
Probleme të tjera që sinjalizojnë formimin e pllakës mund të jenë: thonjtë e zbehtë, rastet e goditjes në tru dhe sulmet në zemër .

Wassermann shtoi këto shenja treguese në listën e zymtë:

Dhimbje gjoksi
Ftohtësia ekstreme në pjesën e poshtme të trupit
Frymëmarrje e shpeshtë
Ndjenjat e lodhjes
Rritja e presionit të gjakut.

“Unë ju këshilloj fuqimisht që të kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mësipërme”, rekomandoi ajo. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika