Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës organizoi më 23 korrik një punëtori me temën “Menaxhimi i shëndetit mendor përmes lojërave sociale dhe mbështetjes së familjes dhe asistentëve personalë”, e dedikuar për gratë me aftësi të kufizuara.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrëset zhvilluan diskutime të hapura mbi sfidat personale, duke ndarë përvoja jetësore dhe duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes nga familja, miqtë, fqinjët dhe asistentët personalë në përballimin e vështirësive të përditshme.
Në fokus të punëtorisë ishte edhe rëndësia e mbështetjes mes bashkëmoshatareve (Peer Support), e cila u vlerësua si një element kyç për forcimin e vetëbesimit, krijimin e ndjenjës së përkatësisë dhe motivimin për të përballuar sfidat.





