Gzim Palaj është promovuar në detyrën e Zëvendës Inspektorit në Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut (NYPD), duke u renditur ndër shqiptarët e parë që arrijnë këtë rang të lartë në një nga strukturat më prestigjioze të rendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky promovim është fryt i viteve të tëra pune të palodhur, përkushtimit profesional dhe aftësive të dëshmuara udhëheqëse. Aktualisht, Zëvendës Inspektori Palaj shërben si Oficer Komandues i Stacionit 121 në Staten Island, një nga komandat më sfiduese në qytetin e Nju-Jorkut. Nën drejtimin e tij, stacioni është shndërruar në një model të policimit efektiv, duke ndërtuar besim të fortë me komunitetin dhe duke dhënë rezultate konkrete në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.





