Shkëmbinjtë në magjistralen Prizren-Prevallë po vazhdojnë të sjellin telashe në komunikacion, por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve që e frekuentojnë këtë rrugë. Edhe të premten pati shembje të gurëve në këtë zonë.
Lagështia e ngricat vazhdojnë ta vështirësojnë qarkullimin rrugorë në magjistralen Prizren–Prevallë.
Rruga u solli probleme ngasësve të automjeteve e veçanërisht atyre që jo shpesh e frekuentojnë këtë rrugë.





