LAJME

Shembet një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë

Shembet një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2021, 13:30

Një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës është shembur mbrëmë rreth orës 21:00.

Nga kjo ngjarje nuk është lënduar asnjë person, derisa zona është rrethuar me shirita të sigurisë.Shembja e aneksit të Filologjikut ndodhi gjatë punimeve për shkak që është duke u bërë hidroizolimi dhe drenazhimi për Fakultetin Filolgjik, Filozofik dhe atë të Shkencave Natyrore.

Menaxheri i projektit dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Qani Kadiri, ka thënë se ky aneks ka qenë i ndërtuar pa kritere dhe të njëjtin planifikojnë ta rrënojnë krejtësisht që të mos përbëjë rrezik në të ardhmen.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika