LAJME

Shembet asfalti ende pa u bërë një vit nga puna e kryer në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Shembet asfalti ende pa u bërë një vit nga puna e kryer në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2021, 11:00

Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës është shembur nga data 31 dhjetor 2020.

Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, dhe si pasojë e reshjeve kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.

E që nga ajo kohë ende nuk është marrë ndonjë veprim nga Ministria për rregullimin e asfaltit në këtë pjesë të autostradës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika