LAJME

Shehu: Befasia e këtyre zgjedhjeve në Prizren është Bashkimi Demokratik i Prizrenit

Shehu: Befasia e këtyre zgjedhjeve në Prizren është Bashkimi Demokratik i Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2025, 15:19

Bashkimi Demokratik i Prizrenit (BDP) është cilësuar si një nga befasitë e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën, duke arritur të sigurojë 6.75% të votave apo 3,706 vota për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Edin Shehu, nga ky subjekt politik, ka reaguar pas rezultateve preliminare, duke theksuar suksesin e partisë që kishte hyrë në zgjedhje me kandidatin Zafir Berisha dhe Shukri Quni si bartës liste.

“Deri më tani kemi siguruar tre kuvendarë dhe jemi ende në garë për të katërtin. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2021 kishim vetëm dy përfaqësues në Kuvend”, ka deklaruar Shehu.

Sipas tij, me përfshirjen e votave me kusht dhe të diasporës, BDP mund të arrijë dyfishimin e përfaqësimit në Asamblenë Komunale, gjë që e konsideron një sukses të jashtëzakonshëm për një subjekt që është formuar vetëm dy muaj para fushatës.

“Jemi tashmë subjekti i katërt më i votuar në Prizren. Kjo tregon se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe se BDP do të jetë faktor kyç në balotazh”, ka shtuar ai.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika