Shefja e imunizimit në IKSHPK, Edita Haxhiu ka thënë se sot ka filluar procesi i vaksinimit ku po vaksinohen punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive kurse në sallën “1 tetori” janë duke u vaksinuar punëtorët e kujdesit primar e vijës së parë të frontit.Ajo ka thënë se sipas panit shtetëror, janë planifikuar 3 faza të vaksinimit, dhe deri në 70 për qind të popullatës planifikohen të vaksinohen deri në fund të vitit.Sipas saj, janë 280 persona të cilët do të vaksinojnë në gjithë Kosovën.
“Në sallën ‘1 tetori’ është planifikuar që 760 persona të vaksinohen gjatë ditës, ndërkaq në Klinikën Infektive sot dhe nesër do të vaksinohet stafi”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka shtuar se nga e enjtja do të fillojë vaksinimi edhe në komunat e tjera të vendit.“Nga e enjtja fillon vaksinimi edhe në komunat e tjera. Në të gjitha rajonet se pari do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, e pastaj moshat mbi 80 vjet. Secili qytetar do të lajmërohet se kur e ka datën e vaksinimit”, ka deklaruar ajo.





