Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, teksa ka bërë të ditur se Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë për vizitën e tij zyrtare, ka vënë theksin te perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Shefja e BE-së, Palatova: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Ajo ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë që Kosova të ketë institucione funksionale dhe efektive.
“Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Palatova në rrjetin social X.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

