Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.
Sipas policisë mësohet se motivi i këtij rasti dyshohet se ka të bëjë me faktin që pronari i autobusit nuk ia kishte dhënë pagën të dyshuarit, i cili kishte punuar në firmën e tij, shkruan Reporteri.net.
Rasti është duke u hetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”. thekson policia në raport. /Reporteri.net