Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së që do të monitoroj procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lukas Mandle ka deklaruar se deri tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi e madhe në vend.
Ai tha për EO se kanë mbi 100 vëzhgues derisa ftoi qytetarët që të dalin masivisht të votojnë.
“Kemi mbi 100 vëzhgues, dhe ata po përcjellin gjithçka. Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin masivisht për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha ndër të tjerash ai.
Vlen të theksohet se Kosova ka bërë kërkesë drejt Bashkimit Europian për të dërguar mision vëzhgues për zgjedhjet lokale në vend.
Deri në ora 11:00 në zgjedhjet në Kosovë kanë votuar 8.24 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.