• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, September 22, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Shefi i kabinetit të Agim Veliut: Vjosa Osmanin do ta mallkojë buka e LDK-së

tvprizreni by tvprizreni
December 12, 2020
in LAJME, VENDI
0
Shefi i kabinetit të Agim Veliut: Vjosa Osmanin do ta mallkojë buka e LDK-së
0
SHARES
212
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të Vjosa Osmanit, e cila ka drejtuar akuza në drejtim të partisë që drejton Isa Mustafa, duke thënë se LDK’së i ka mbetur vetëm llogoja.

Përveç tjerash Osmani ka treguar se do të garojë me një listë të veçantë dhe se nuk do të bashkëpunojë me LDK’në.

Gecaj ka thënë se Vjosa Osmanin do ta mallkojë “buka e LDK’së”. Sipas tij, kryekuyvendarja Osmani është hipokrite, egoiste, manipulante dhe njeri falso që “ecë mbi kokat e njerëzve”.

Reagimi i plotë:

Vjosën do ta mallkoi buka e LDK-së!

Është fatkeqësi që në skenën tonë politike tanimë janë etabluar vrasës, kriminelë, hajna, psikopatë, mashtrues e maskarenj, por edhe individë të pandërgjegjshëm, të pandershëm, të pabesë e bukëpërmbysës si Vjosa Osmani. Vjosa është një hipokrite, egoiste, manipulante, fund e krye falso dhe, mbi të gjitha, një person që për interesin e sajë është në gjendje “të ecë mbi kokat e njerëzve”, mu ashtu siç manipuloi mbrëmë aq pandershëm edhe me mikun e shqiptarëve Ëilliam Ëalker.

Egoja e saj e sëmurë ndoshta edhe e beson se ajo është vetë LDK-ja, por unë vazhdoi të qëndroi konsekuent në mendimin tim të kamotshëm se bash askush nuk e ka dëmtuar viteve të fundit LDK-në më shumë se Vjosa Osmani, edhe pse, dorën në zemër, me fajin e individëve e strukturave të partisë, të cilat në vazhdimësi i lejuan apo i krijuan hapësirë për të manipuluar me destruktivitetin e saj. E rrjedhimisht, me këto veprime, ajo ka dëmtuar seriozisht edhe vetë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Në mesin e një mali të këqijave që na i solli, po i përmendi vetëm ato më domethënëse: rrëzimi i një presidenti të LDK-së, me këshillat e saja joprofesionale; ishte kundër dy qeverive të vetme të LDK-së së pasluftës; punoi fuqishëm për rrëzimin e Qeverisë Mustafa; dhe tani po e bën të pamundurën për të rrëzuar edhe Qeverinë Hoti.

Vjosa Osmani, e cila është personi i pestë në historinë 31 vjeçare të LDK-së të cilës i japëm privilegjin të udhëheqë listën tonë, abuzoi pamoralshëm dhe pabesisht me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, por edhe shkeli mbi besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së, të cilët BESUAN se po i jepnin votë LDK-së e jo LVV-së. Secili nga këta 163 mijë votues të LDK-së janë dhjetëfish më të mirë e më të ndërgjegjshëm se Vjosa, ndërsa ajo, derisa i tradhton ata e pa ta, është vetëm një hiq i madh!

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes Haradinaj, LDK udhëhiqte në çdo sondazh nga 5 deri në 10 % mbi LVV-në. Megjithatë, në zgjedhje ne dolëm të dytit, pasi që Vjosa, si para, gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, kishte hyrë thellë në agjendën e LVV-së dhe sillej e vazhdon të sillet si një KOPJE e dobët e Albin Kurtit. LDK dallon rrënjësisht në platformë, në thelb, në frymë, në parime e në ide nga LVV, prandaj edhe votuesit i japën më shumë votë origjinalit Albin se sa kopjes Vjosa. Gjithashtu, shikuar në përqindje, LDK kishte rënie në dallim me zgjedhjet paraprake, prandaj Vjosa nuk i solli fitore askujt tjetër pos vetes dhe patronit te saj Al-Bin autokratit.

Nëse nuk vetëdijesohemi dhe nuk mobilizohemi si kurrë më parë, edhe në zgjedhjet e radhës fryma plëngprishëse e Vjosa Osmanit do të vazhdoi të na dëmtoi, sepse ky është dhe ka qenë çdoherë qëllimi dhe misioni i vërtetë i saj. Vjosa Osmani është ngritë politikisht kryesisht duke e dëmtuar partinë e vet, mu si ai paraziti i cili “ … jeton mbi apo brenda organizmit bartës dhe që ushqehet nga apo në dëm të atij organizmi”!

Mos ti japin luksin e vazhdimit të kësaj tradite të mbrapsht dhe të pandershme të sajë. Populli thotë se “nuk ka njeri më të keq se bukëpërmbysësi”, prandaj të shpresojmë dhe të punojmë shumë që Vjosën politikisht ta mallkoi buka, bekimi dhe besimi ynë. Në veçanti të punojnë dhe ta ngrisin zërin ata të cilët këmbëngulën disa herë në avancimin e brendshëm të sajë. Ligështinë e saj transparente e bëjmë duke ngritur zërin, e jo duke u strukë në brendinë e rehatisë së pozitave e funksioneve të dhuruara nga votuesi LDK-ist.

P.S. Më sugjerojnë disa se nuk do të duhej të merrem me te fare, por, me sinqeritetin më të madh, unë e besoi dhe i qëndroi prapa secilës fjalë që e them për te!

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy course
download karbonn firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy paid course
Previous Post

Infektologu Tolaj: Kosova do ta marrë vaksinën me vonesë në krahasim me vendet e zhvilluara

Next Post

Akisdent mes dy veturave në Suharekë, njëri nga ngasësit përfundon në emergjencë

Next Post
Akisdent mes dy veturave në Suharekë, njëri nga ngasësit përfundon në emergjencë

Akisdent mes dy veturave në Suharekë, njëri nga ngasësit përfundon në emergjencë

Të Fundit

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

September 22, 2023
Shqipëria eksporton 7.8 milionë euro më shumë mallra drejt Kosovës në dy muajt e parë të vitit

Eksporti shënon rënie për mbi 20%, e mbulon importin me vetëm 12.9%

September 22, 2023
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

September 22, 2023
Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

September 22, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

September 22, 2023
Shqipëria eksporton 7.8 milionë euro më shumë mallra drejt Kosovës në dy muajt e parë të vitit

Eksporti shënon rënie për mbi 20%, e mbulon importin me vetëm 12.9%

September 22, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.