LAJME

Shefi i BE-së, Abdixhikut: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

Shefi i BE-së, Abdixhikut: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2021, 16:21

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomasz Szunyog, e ka uruar për postin kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

Gjatë takimit Szunyog tha se është shumë e rëndësishme formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës.

Ai bëri thirrje që opozita të jetë konstruktive dhe të marrë pjesë në proceset demokratike.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres të kemi bashkëpunim të ngushtë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika