LAJME

SHBZ “Esnaf”, pritet të bëhet me objekt të ri administrativ

SHBZ “Esnaf”, pritet të bëhet me objekt të ri administrativ
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2024, 18:36

Faqja zyrtare e Ministrisë së Zhvillimit Rajonale,  njofton se gjatë ditës së sotme, kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për ndërtimin e objektit të ri administrativ për SHBZ “ Esnaf”, pasi komuna e Prizrenit është shpallur përfituese e Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024, njofton kjo faqe e Ministrisë.

“ Ministri i Ministrisë se Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, më datë 20 Shkurt 2024 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Prizrenit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

–  “Ndërtimi i objektit adminstrativ për nevojat e zejtarëve “ESNAF”

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka falënderuar ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika