Zëvendësministrat e MPJD-së, Kreshnik Ahmeti dhe Liza Gashi, kanë prit sot në një takim delegacionin amerikan të drejtuar nga Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, në kuadër të Departamentit të Shtetit.
Në takim u diskutua për raportet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe situatën e sigurisë në rajon, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.
“Zëvendësministrat theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndër të tjera edhe në dimensionin e sigurisë. Hapja e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut dhe përafrimi sa më i shpejtë më NATO-në, janë hapa të domosdoshëm jo vetëm për sigurinë e Republikës së Kosovës, por edhe të rajonit dhe Evropës”.






