LAJME

SHBA: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur

SHBA: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2022, 19:44

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur në New York pasi shtetet anëtare kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë që tani është nën kontrollin e saj.

Ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë – më i madhi në Evropë – janë dëmtuar dhe Ukraina thotë se ka të vdekur dhe të plagosur.

Përfaqësuesja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë në takim se veprimet e Rusisë ishin “të pamatura” dhe “të rrezikshme”.

“Bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore mbrëmë. Ne të gjithë prisnim të nxirrnim frymën ndërsa shikonim situatën e tmerrshme të shpalosej në kohë reale”, thotë ajo.

Ajo thotë se forcat ruse janë 32 km larg nga një tjetër objekti bërthamor dhe se “rreziku i menjëhershëm” vazhdon.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika