- Reklama -

“ShBA s’është neutrale” – Hovenier tregon pse Amerika s’përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur për rolin e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se në fund të fundit, rezultati i këtij procesi është integrimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Ai duhet të jetë një proces i udhëhequr nga BE-ja që siguron që të gjitha aranzhimet, reformat dhe proceset të jenë në përputhje me standardet evropiane. Fati juaj është si pjesë e Bashkimit Evropian dhe jo si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, është e përshtatshme që Bashkimi Evropian të jetë kryesorja për këtë, me mbështetje jashtëzakonisht të fortë nga ne dhe kështu vazhdon të jetë”, ka thënë ambasadori amerikan për “Politiko”, raporton Gazeta10.

- Reklama -

Ai tutje u shpreh që nëse do të ishin si ShBA në rolin e lehtësuesit ose negociatorit, me siguri do të duhej të ishin neutral.

“Epo, ne nuk jemi neutral. Ne e morëm vendimin në vitin 2008. Ne e mbështesim Kosovën si një shtet të pavarur demokratik, sovran. Unë ndonjëherë e krahasoj si pjesë të këtij procesi me shikimin e një ndeshje futbolli, ku tashmë mund të dini rezultatin përfundimtar në tabelën e rezultateve, e dini si përfundon ndeshja, e di se çka do të ndodhë në fund”, tha ambasadori.

Ambasadori Hovenier deklaroi po ashtu që si ShBA e nxisin fuqimisht këtë qeveri tani që të punojë me ta dhe Bashkimin Evropian për të zbatuar plotësisht detyrimet që i ka marrë sipas Marrëveshjes bazë, aneksit të zbatimit, ashtu siç flasim edhe me Serbinë për të avancuar këtë vizion.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort