- Reklama -

ShBA: Një qeveri malazeze që s’e mbron sovranitetin e Kosovës, e rrezikshme

Mandatari për formimin e qeverisë së re malazeze, Milojko Spajiq, ka njoftuar se negociatat për formimin e qeverisë po zhvillohen me sukses, dhe se koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i njohur për orientimin e tij pro-ruso-serb, ka një shumicë më të madhe se pritej.

“Negociatat po përparojnë, një marrëveshje politike është hapi tjetër. Tani jemi duke punuar në krijimin e një marrëveshjeje”, tha Spajiq, raporton media malazeze “Pobjeda”.

- Reklama -

Ai potencoi se nuk do të flasë për subjektet që do të marrin pjesë në qeveri, por se do të kenë “një shumicë më të madhe se sa pritej”.

Në orët e së mërkurës, u mbajt mbledhja e votuesve potencialë të qeverisë së ardhshme. Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka qenë i pari që është larguar nga takimi, dhe kjo para përfundimit të tij, duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë.

Pas këtyre lajmeve, ka reaguar ambasada e ShBA-së në Mal të Zi.

Në reagim, ShBA-ja ka thënë se një qeveri e re malazeze që është kundër vlerave evropiane, dhe refuzojnë të garantojnë sovranitetin e vendeve fqinje, “siç është Kosova”, do t’i përkeqësojnë përpjekjet e vendit për integrime evropiane.

“Jemi shumë të shqetësuar për raportet se koalicioni i ri qeverisës mund të përmbajë parti dhe liderë që kundërshtojnë në mënyrë aktive vlerat euroatlantike. Realiteti është se pjesëmarrja në qeveri e grupeve ose liderëve që refuzojnë ta kundërshtojnë agresionin rus, refuzojnë të avokojnë për Ukrainën, refuzojnë të mbështesin sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe refuzojnë të mbrojnë sovranitetin e vendeve fqinje siç është Kosova, do të pengojë në mënyrë drastike përpjekjet e Malit të Zi në arritjen e aspiratave evropiane”, ka thënë ambasada amerikane në Podgoricë.

ShBA-ja thotë se qëndrimi i tyre për formimin e qeverisë nuk ka ndryshuar.

“Ne mbështesim formimin e shpejtë të një qeverie që mbështet vlerat euro-atlantike, përfaqëson një Mal të Zi multikulturor, qëndron si një aleat i besueshëm i NATO-s, mbështet fuqishëm Ukrainën dhe vazhdon të punojë në mënyrë aktive drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin e ShBA-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş