LAJME

SHBA mbërthehet nga moti i keq, stuhitë e dëborës shkaktojnë “ciklonin bombë”

SHBA mbërthehet nga moti i keq, stuhitë e dëborës shkaktojnë “ciklonin bombë”
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2022, 21:48

Pjesë të Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga një stuhi tmerrësisht e fortë dhe reshje të dendura të dëborës, duke shkaktuar kaos transporti dhe ndërprerje të energjisë për mijëra qytetarë
Pesë shtete shpallën një emergjencë disa orë përpara se reshjet e borës dhe erërat e forta të mbërthenin zonën të shtunën.

Në disa zona të Masaçusets trashësia e dëborës a shkuar deri në 75 cm borë.

Gati 6,000 fluturime në SHBA u anuluan gjatë fundjavës, ndërsa kushtet atmosferike pritet të lehtësohen të dielën.

Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e ftohta do të mbeten problem në pjesën më të madhe të verilindjes, me stuhinë e borës që do të vazhdojë në shtetin e Maine.

Stuhia, e njohur si Nor’Easter, ka goditur disa pjesë të Nju Jorkut dhe Massachusetts me reshje të mëdha bore, përmbytje bregdetare dhe stuhi.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin ende pa energji elektrike.

Cape Cod ishte një nga rajonet më të goditura, ndërsa përmbytje nga stuhia bregdetare u raportuan gjithashtu në Nantucket.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) konfirmoi të shtunën se stuhia kishte pësuar atë që njihet si bombogjenezë, që do të thotë se ajri më i ftohtë përzihej me ajrin më të ngrohtë të detit, duke çuar në një rënie të shpejtë të presionit atmosferik. Procesi çon në të ashtuquajturin ciklon bombë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika