I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobble, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë bërë progres në implementimin e marrëveshje së Bashkimit Evropian për çështjen e kufirit.
“Prania e KFOR-it është e përkohshme, brenda dy javësh presim që operacionet kufitare të kthehen në normale. Është koha për të punuar mbi këtë momentum dhe për ta rifilluar me zell dialogun”, ka shkruar ai në Twitter.





