LAJME

ShBA-ja s’do të importojë më vodkë nga Rusia

ShBA-ja s’do të importojë më vodkë nga Rusia
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2022, 16:57

ShBA-ja do të ndalojë importin e alkoolit dhe ushqimeve të detit, siç janë vodka dhe kaviari, nga Rusia.

Kështu ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN-in.

Presidenti amerikan, Joe Biden, nga Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për revokimin e statusit të Rusisë si “kombi më i favorizuar” e që njihet si marrëdhënie normale tregtare e përhershme në ShBA.

Masa, e cila është koordinuar me G7-tën dhe aleatët e BE-së, do të kërkojë miratim të Kongresit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika