Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë të ditur të enjten planet për t’i kërkuar Kongresit që të miratojë 33 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën, gjatë një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.
Bideni do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën “për pesë muajt e ardhshëm”.





