ShBA-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar mbrëmë, sipas kohës sonë lokale, janë pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, është takuar sot me presidenten kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Washington DC. Sekretari Blinken e ka theksuar partneritetin e qëndrueshëm mes ShBA-së dhe Kosovës, dhe ka falënderuar liderët për mbështetjen e fuqishme për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve”.
“Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike”, ka thënë zëdhënësi i DASh-it, Ned Price. /klankosova.tv/