Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Rusia mund të nisë një sulm në Ukrainë “në çdo moment”, duke e quajtur situatën jashtëzakonisht të rrezikshme.
“Presidenti Putin e ka krijuar këtë krizë duke grumbulluar njëqind mijë trupa ruse përgjatë kufijve të Ukrainës. Kjo përfshin lëvizjen e forcave ruse në Bjellorusi kohët e fundit për stërvitje të përbashkëta dhe kryerjen e stërvitjeve shtesë në kufirin lindor të Ukrainës”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Pra, le të jemi të qartë, pikëpamja jonë është se kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme, ne jemi tani në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm në Ukrainë”, shtoi ajo, shkruan Euronews.





