Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë bërë thirrje shtetasve të vet që të ikin sa më parë nga Rusia, raportoi CNN-i të mërkurën. Këtë njoftim e dha Ambasada Amerikane në Moskë, pas njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, se do të mobilizohen edhe të paktën 300 mijë rezervistë për luftë ndaj Ukrainës.
“Rusia mund ta refuzojë njohjen e shtetësisë amerikane të banorëve, të mohojë qasjen e tyre në ndihmën konsullore amerikane, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë shtetas për shërbimin ushtarak”, thuhet në njoftimin e SHBA-së.
Në thirrje u potencua që Rusia ka arrestuar disa amerikanë që morën pjesë në demonstratat në Rusi kundër mobilizimit rus.





