- Reklama -

SHBA i dhuron Kosovës një skaner për siguri kufitare në vlerë 3 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh për të forcuar sigurinë kufitare.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se luftimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më konkurruese.

- Reklama -

“Kjo teknologji rrit kapacitetet e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik”- njofton Ambasada amerikane.

Lidhur me këtë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky donacion përfaqëson jo vetëm një avancim të rëndësishëm teknologjik, por edhe një dëshmi konkrete të partneritetit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kapacitetet e reja si ky skaner në fushën e sigurisë kufitare rrisin ndjeshëm aftësinë e institucioneve për parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin efektiv të kërcënimeve ndërkufitare. Ato mundësojnë kontroll më të avancuar dhe më të besueshëm të kufirit, reagim më të shpejtë në situata të ndjeshme dhe ndërhyrje të koordinuar, në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë. Kjo mbështetje për institucionet tona do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e luftës kundër veprimtarive të paligjshme si kontrabanda me armë, mallëra, narkotikë dhe qenie njerëzore, që cenojnë sigurinë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, duke kontribuar njëkohësisht edhe në rritjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë” – u shpreh Sveçla para të pranishmëve në këtë ceremoni inaugurimi.

Ai shtoi se falë këtyre kapaciteteve të reja, siguria e kufirit do të ngrihet në një nivel më të lartë, duke garantuar një qarkullim më të sigurt dhe më të shpejt të mallërave, si dhe një menaxhim më efikas, profesional dhe të qëndrueshëm të kufirit të Republikës së Kosovës.

Ceremonia e inagugurimit të skanerit mobil, investim në forcimin e kontrolleve doganore dhe rritjen e sigurisë kufitareu mbajt në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Skanerët Rapiscan janë sisteme të avancuara të kontrollit të sigurisë, të prodhuara nga kompania amerikane Rapiscan Systems, e specializuar në teknologji zbulimi.

Ata përdoren gjerësisht në pikat kufitare dhe doganat, portet dhe aeroportet, objektet qeveritare dhe ushtarake e infrastrukturën kritike.

Në varësi të modelit, skanerët Rapiscan mund të zbulojnë armë dhe mjete shpërthyese; drogë dhe kontrabandë; mallra të falsifikuara ose të padeklaruara dhe objekte të fshehura në automjete, kontejnerë apo bagazhe.

Shumica e skanerëve Rapiscan përdorin teknologji me rreze X (përfshirë rreze X me energji të lartë për ngarkesa të mëdha) dhe softuer të avancuar analizues, i cili identifikon forma, dendësi dhe materiale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort