bidenShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat kundër COVID19, në mënyrë që sa më shumë njerëz të kenë qasje sa më shpejt të jetë e mundur.Lajmin e ka shpërndarë në rrjetet sociale ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, duke postuar njoftimin e përfaqësueses së OBT-së Katherine Tai.
SHBA heq dorë nga pronësia intelektuale mbi vaksinat

Kim thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten kontribuesi i vetëm më i madh për COVAX, i cili po shpërndan vaksinat në Shqipëri dhe vende të tjera rreth globit në Evropë dhe Afrikë.
Sipas diplomates Katherine Tai, këto kohë dhe rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një foto të vendimit të administratës Biden.
“Këto kohë dhe rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Shtetet e Bashkuara mbështesin heqjen dorë nga mbrojtja IP në vaksinat COVID-19 për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë dhe ne do të marrim pjesë aktive në negociatat e OBT për ta realizuar atë”, shkruan ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

