LAJME

ShBA dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve

ShBA dënon sulmin ndaj policëve në veri, fton për shmangie të spekulimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2022, 16:37

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar dhe e dënojnë sulmin me armë zjarri e gurë ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit në Zubin Potok.

Hovenier tha se këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane e përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne bëjmë thirrje shmangen spekulimet që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

Njëjtë si Hovenier, edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensionet e mëtejshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika