Zëdhënësja e KRU ” Hidroregjioni jugor”, përmes një komunikate dërguar në redaksinë tonë informative njofton konsumatorët e vetë se, për shkak të defektit të shkaktuar nga ana e firmës “Lurn” shpk në gypin e azbestit fi 80 mm në Sheshin “ Shatërvan”, me mungesë të furnizimit me ujë të pijes do tē përballen Sheshi “Shatërvan” dhe Lagjja Nënkala.
Shatërvani nuk po furnizohet me ujë

“Ekipet tona janë duke punuar pa ndërprerë dhe me rastin e përfundimit të punimeve, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj!” njofton zëdhënësja e kompanisë, Kurtaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

