Zvicra është duke e mundur 3:1 Turqisë, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit A në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Baku.
Xherdan Shaqiri shënoi për 3:1 për Zvicrën në minutën e 68-të, raporton Gazeta Express.
Ylli shqiptar i Liverpoolit e mposhti portierin turk me një goditje të bukur nga brendësia e zonës, pas një kundërsulmi vrastar të helvetikëve.





