LAJME

Shaqir Totaj uron besimtarët musliman: Fitër Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit

Shaqir Totaj uron besimtarët musliman: Fitër Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Maj 2022, 12:53

Kreu i komunës së Prizrenit, Shaiqr Totaj, përmes një postimi në facebook, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit dhe më gjerë,

Fitër Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjërojnë, në shenjë sakrifice që dëshmon besimin ndaj Zotit.

Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët muslimanë, me dëshirat më të mira Gëzuar Fiter Bajramin, veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit!

Zoti ua pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, gjithashtu muaji i Ramazanit, si muaj i shenjtë i agjërimit dhe i paqes shpirtërore, le të shërbejë për të dhuruar më shumë dashuri dhe mirësi në familje dhe shoqëri, solidaritet për njëri-tjetrin e për njerëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Gëzuar e me të mira!”, ka shkruar Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika