Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me rastin e 4 korrikut dhe në 246-të vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar këtë ditë të rëndësishme.
Urimi i plotë:
4 korriku 2022 shënon Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ditëlindjen e saj të 246-të.
Jam optimist që madhështia e SHBA-ve, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona.
Urime Ditën e Pavarësisë SHBA!
USA, Happy Independence Day!
🇺🇸🇽🇰