LAJME

Shaqir Totaj takohet me përfaqësues nga Ministria e Kulturës, diskutohet për objektet e trashëgimisë kulturore në Prizren

Shaqir Totaj takohet me përfaqësues nga Ministria e Kulturës, diskutohet për objektet e trashëgimisë kulturore në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2023, 10:56

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar sot me përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me të cilët diskutoi rreth projekteve të përbashkëta në ruajtjen, rregullimin dhe funksionalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore e historike në Prizren.

Në takim përpos sekretarit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xheladin Krasniqi, këshilltarës së lartë të ministrit të MKRS-së, Nora Arapi-Krasniqi, i pranishëm ishte dhe drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika