LAJME

Shaqir Totaj takohet me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha

Shaqir Totaj takohet me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2024, 12:03

I pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar sot me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

Totaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për ngritjen e mbështetjes së KBI-së në Prizren nga komuna për shërbimet e varrimit dhe për shpejtimin e procesit të funksionalizimit të hapësirës së varrezave të reja në Landovicë.

Pjesë e diskutimit ishin dhe të gjitha projektet e përfunduara gjatë vitit të kaluar dhe planet rreth bashkëpunimit për këtë vit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Zyra Ovale

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika