Komuna e Prizrenit ka njoftuar rritjen e numrit të bursave për studentët, duke kaluar nga 250 në 300 bursa për vitin akademik 2025/2026. Kjo paraqet një rritje prej 20%, e cila do t’u mundësojë më shumë të rinjve të vazhdojnë studimet e tyre me mbështetje financiare.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të investuar në rininë dhe të ardhmen e qytetit:
“Gjatë qeverisjes sonë kemi rritur çdo vit numrin e bursave pët studentët e shkëlqyeshëm dhe në nevojë të Prizrenit. Edhe për vitin e ri akademik 2025-2026, rritja shkon 20% me qëllimin e vetëm për t’iu shërbyer të rinjve tanë pa dallim. Prizreni u shërben të gjithëve” ka shkruar Totaj.
Kjo masë vjen si pjesë e një politike më të gjerë të mbështetjes për arsim dhe inovacion në Prizren, duke synuar që çdo student të ketë mundësi të barabarta për arsim cilësor dhe kushte më të mira studimi.