LAJME

Shaqir Totaj: Qeveria po ndikon në financat e Komunës së Prizrenit, pretendon humbje milionëshe

Shaqir Totaj: Qeveria po ndikon në financat e Komunës së Prizrenit, pretendon humbje milionëshe
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2026, 13:45

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar duke ngritur shqetësime për, siç thotë ai, ndikimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në funksionimin dhe financimin e komunave.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Totaj ka theksuar se, sipas tij, “vazhdon defunksionalizimi dhe vështirësimi i punës së komunave”, duke e lidhur këtë situatë me veprimet e nivelit qendror.

Ai ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2026 Komunës së Prizrenit i janë marrë rreth 14 milionë euro, ku përfshihen 12.4 milionë euro nga investimet kapitale dhe 1.5 milionë euro nga mallrat dhe shërbimet. Sipas tij, nga viti 2022 e deri më tani, kjo shumë arrin rreth 38 milionë euro.

Totaj ka theksuar se ky është një informacion për qytetarët, siç u shpreh ai, për të kuptuar situatën financiare dhe ndikimin që kjo ka në zhvillimin e qytetit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika