Partia Demokratike e Kosovës, sipas të gjitha gjasave nuk do të shkoj në zgjedhje të brendshme pa u zhvilluar zgjedhjet lokale.
Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i këtij subjekti, Shaqir Totaj. Ky i fundit ka bërë me dije se në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë është shprehur vullneti që fillimisht të priten zgjedhjet lokale, para se të merren vendime tjera.
“Ne kemi pas një mbledhje një ditë më parë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë zgjedhje të brendshme para atyre lokale. Varësisht nga rrethanat që krijohen do të veprojmë pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë Totaj për “Indeksonline”.





