Nait Hasani ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, pavarësisht se emri i tij ishte përmendur në mesin e personave për të cilët kishte dyshime për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Megjithatë, një deklaratë të tillë e ka mohuar kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, gjatë një lidhjeje direkte në T7.
Duke folur për çështjen e dyshimeve për vjedhje votash në Prizren, Totaj tha se dega e PDK-së ka vendosur të reflektojë derisa rasti të marrë epilog ligjor.





