“Do i kujtojmë ndër breza këto ditë të rëndësishme të rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij që ishte pikënisja e një epoke të re për popullin e Kosovës.
Shaqir Totaj: Marsi mbetet përherë në kujtimet tona si muaj i lavdisë, muaj i dhimbjes, i luftës, i guximit e i triumfit!

Sot bëhen 24 vjet nga Epopeja e UÇK-së, simboli i lirisë, bashkimit e heroizmit, t’i rrëfejmë fëmijëve tanë sakfrificat e jashtëzakonshme të këtij populli për liri, të mos e harrojmë historinë e lavdishme të popullit tonë, por të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e ndritshme të vendit ashtu siç e kanë ëndërruar luftëtarët tanë.
Të mos rreshtim së punuar për ta quar në vend amanetin e të rënëve për Kosovën e lirë e të pavarur, ta ndërtojmë këtë vend e ta bëjmë vend më të mirë për brezat e së ardhmes!
Lavdi!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

