Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, më datë 30.6.2023 në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 10:00 do të mbajë takimin e parë për punën e tij gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023.
Në këtë takim, Komuna e Prizrenit ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, grupet e ndryshme dhe palët tjera të interesuara të jenë pjesë e tij.
Po ashtu, pas paraqitjes së raportit nga ana e kryetarit, qytetarët mund t’i paraqesin pyetjet e tyre drejtuar kryetarit, por edhe drejtorëve të drejtorive komunale.






