Home LAJME Shala (PDK): Pushteti i VV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri kurse hoqi 30 eurot e pensionistëve

Shala (PDK): Pushteti i VV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri kurse hoqi 30 eurot e pensionistëve

0
Shala (PDK): Pushteti i VV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri kurse hoqi 30 eurot e pensionistëve

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se në kundërshtim me zotimet e saj sot i hapi rrugë me vota që të ndahen para nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se “me këtë vendim të pushtetit të ri po dëmtohet direkt buxheti i shtetit dhe i cili shkon në kurriz të qytetarëve të Kosovës”.

Sipas tij, nuk mundet që e njëjta qeveri e cila para 1 jave i anuloi shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, t’i ndaj sot 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Kosovës. PDK do ta ftoj në interpelancë parlamentare ministren e Ekonomisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here