Opinionisti Blerim Shala ka thënë se zgjidhja më e mirë problemeve të mbetura në pjesën e Ballkanit Perëndimor është që të gjashtë shtetet të anëtarësohen në BE njëkohësisht.
“Qasja gjeo-politike e cila prezantohet shumë qartë në dokumentin e Borrellit përthekon më së miri gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëron veprime më të vendosura të Brukselit për zgjidhjen e problemeve të mbetura në këtë pjesë të Evropës (statusi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjendja në Bosnjë dhe Hercegovinë), dhe për ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së me inkuadrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”.
“Zatën, mënyra më e mirë që të kryhet një punë e papërfunduar e perëndimit në këto anë të Evropës është që njëkohësisht, të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të hynë në Bashkimin Evropian”.
Ai, në një shkrim për Klan Kosovën, ka deklaruar se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor bëjnë një ishull politik të kufizuar në të katër anët me ‘detin’ e BE-së e që është cak gjeo-politik i Rusisë e Kinës e çka, sipas tij, ndërlikon procesin e zgjerimit të BE-së.
“Por, ky ishull si i tillë, është një cak evident gjeo-politik, një sferë e interesit gjithnjë e më të shtuar të Rusisë, të Kinës (dhe të shteteve të tjera), për të ndërlikuar maksimalisht këtë përmbylljen e procesit të zgjerimit të BE-së, qoftë edhe përmes veprimeve që destabilizojnë përbrenda shtete të caktuara të ËB6. Aspekti apo dimensioni gjepolitik i këtyre zhvillimeve, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë influencën stabilitetin në gjithë Bashkimin Evropian, i cili theksohet disa herë në këtë Working Paper të Josep Borrell-it, duket që bashkon SHBA-në dhe BE-në më shumë se gjithçka tjetër”.
“Partneriteti trans-atlantik dhe ky dimensioni gjeo-politik i Ballkanit Perëndimor shfaqet si një interes i veçantë i Administratës së Presidentit Biden, e tani edhe i BE-së”.
“Ballkani Perëndimor mund të jetë një ishull politik (nga perspektiva e sotme e Brukselit), por këtu nuk mund të ketë vakum gjeo-politik, apo, kjo zbrazëti, e lënë nga BE-ja për motive të ndryshme (në radhë të parë të tëfillimit të lëmshit në të cilin u gjet BE-ja pas Brexit- it, apo largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në vitin 2016), me të shpejtë u mbush nga faktorët ndërkombëtarë, interesat dhe synimet e të cilëve janë në raporte të kundërshtimit të qartë me interesat dhe synimet e Perëndimit (të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian)”.