LAJME

Shaip Kamberi nga Lugina e Preshevës fiton ulëse në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi nga Lugina e Preshevës fiton ulëse në Kuvendin e Serbisë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2022, 00:14

Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Sipas mediave shqiptare në Luginë, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 698 vota nga 610 të nevojshme për të siguruar një mandat në Kuvendin e Serbisë.

Të drejtë vote në këtë vendvotim në Tërnoc të Madh kishin 1.089 qytetarë.

Në reagimin e tij të parë pas publikimit të rezultateve, Kamberi në Facebook ka shkruar shkurtimisht “Me kta Marincat”, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një foto.

Lajmit për fitoren e Kamberit iu ka gëzuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafi.

“698. Shaip Kamberi Deputet. Nuk u dorëzuam për 4 herë radhazi, u organizuam e mobilizuam edhe për të 5-ten herë. Fituam. Urime. Tërnoci vërtetë është i madh”, ka shkruar Mustafi.

Votimi i së enjtes në Tërnovc të Madh ishte i pesti në tre muajt e fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika