- Reklama -

Shabani dhe Qerimi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh

Dy të dyshuarit për spiunazh në ndihmë ndaj BIA-s serbe, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi nuk e kanë pranuar fajësinë në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Plotësisht jam i pafajshëm”, ka thënë Shabani.

- Reklama -

Ndërkaq fajësinë e mohoi edhe Qerimi.

“Nuk e pranoj për veprën penale të spiunazhit, e për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, tha ai.

Shabani sipas aktakuzës ka spiunuar te BIA në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me UÇK-në përfshirë eprorët e saj si dhe me ngjarjet dhe objektet si spitali ushtarak i UÇK-së në fshatin Molopollc të Shtimës dhe masakrën e Reçakut në atë mënyrë që i pandehuri të dhënat dhe informacionet në fjalë ia kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-së Sergjan Rosiq, përgjegjës për regjionin e Pançevës si dhe kolonel Bogolup Janiveviq ish-komandant i policisë së Serbisë në regjionin e Ferizajt, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit ushtarak në masakrën e Reçakut.

Bedri Shabani akuzohet se e ka ndihmuar BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë spitalin ushtarak të UÇK-së të Molopollcit të Shtimes me të ashtuquajturën ‘Shtëpia e verdhë’ në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikim organesh, si dhe ka vënë në dyshim të vërtetën e Masakrës së Reçakut.

Edhe Muharrem Qerimi akuzohet se e ka kryer veprën penale “Spiunazh”, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Muharrem Qerimi nga viti 2012 e në vazhdimësi nga arrestimi i tij e deri më datë 5.06.2024 e ka ndihmuar BIA-n në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjesëtarët e UÇK-së, emrat e eprorëve të Policisë së Kosovës, IKP-së, AKI-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pastaj në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiq.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort