- Reklama -

Sfishta: Vetëm një i infektuar me COVID-19 në Qendrën e Studentëve, masat po respektohen

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka thënë se në këtë qendër është vetëm një student i infektuar me Covid-19.Sfishta ka shtuar se në këtë qendër janë të vendosur deri tani 1.600 studentë, dhe në çdo dhomë është vendosur vetëm një student, përveç lidhjeve familjare.
“Është bërë vendosja e gjithë studentëve që është paraparë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore me nga një studentë në dhomë, ku janë gjithsej 1.600 studentë që janë vendosur në konviktet e Qendrës Studentore. Deri më tash vetëm një rast ka rezultuar pozitiv me Covid. Të gjitha masat janë marrë në mënyrë që të kontrollohen të gjithë studentët. Një studentë në një dhomë. Në raste të veçanta familjare janë vëllai me vëlla dhe motra me motër”, tha Sfista.

Mes tjerash, Sfishta theksoi se ushqimi shpërndahet te studentët dhe ata e marrin të paketuar.“Sa i përket vendosjes dhe menaxhimit në Qendrën e Studentëve, ky nuk do të jetë shkak që të rritet infeksioni sepse këta studentë janë vendosur në atë mënyrë që të ruhen edhe nga bartja e infeksionit dhe kemi respektuar të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga IKShPK. Studentët ushqehen në mensë dhe e marrin ushqimin e paketuar dhe është punë shtesë për stafin tonë”, shtoi Sfishta për EO.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort